DEA e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur të zbulojë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të quajtur metamfetaminë.
Droga u gjet gjatë bastisjeve të kryera për shkak të një operacioni policor, teksa shifra e lëndës së sekuestruar arrin deri në 1000 kg.
Memamfetamina u gjet në Los Angelos, ndërsa një agjent federal ka deklaruar se një sasi e ngjashme është kapur pak javë më parë në San Diego. Sipas ekspertëve të policisë, sasia e drogës ishte e mjaftueshme sa për të droguar çdo shtetas amerikan dhe të Meksikës.
Në një konferencë për shtyp, Timothy Shea, një nga drejtuesit e operacionit ka deklaruar se droga u gjet e ndarë në dy shtëpi të ndodhur në Luginën e Morenos dhe në Perris. Gjithashtu agjentët kanë gjetur edhe 400 kg kokaine, në një kohë që bëhet me dije se lënda narkotike ishte fshehur brenda thasëve me duhan që ishte bërë gati për shitje.
Qytetet kaliforniane dhe rrethinat e tyre përdoren si qendra shpërndarëse, për shkak të lidhjeve të tyre rrugore dhe aeroportuale, të cilat më pas përdoren për të dërguar importet në të gjithë vendin në sasi më të vogla.