Janë publikuar ditën e sotme Pamjet e aksidentit ku ishte e përfshirë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari.

Aksidenti ka ndodhur më 10 prill të vitit të kaluar ku Hajdari me makinë kishte aksidentuar një fëmijë.

Kur aksidenti u raportua në media, pas një kohe ministrja Hajdari doli me një deklaratë me të cilën shkaktoi reagime publike duke thënë se një fëmijë u përplas vetë në makinën e saj.