4 ditë pas atentatit të shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, ku mbeti i plagosur edhe babai i tij 70-vjeçar, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

Burimet bëjnë me dije që në pranga ka rënë 19-vjeçari, Ilirjan Hasannaj, i cili po shoqërohet në ambientet e policisë së Shkodrës.