Italia shënon një rritje të rasteve pozitive me Covid-19, në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore njoftuan 8804 të infektuar dhe 83 viktima. Numri i fataliteteve është gati dyfishuar krahasuar me një ditë më parë (43 vdekje të mërkurën).

Në rajonin e Lombardisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2067 të infektuar të rinj me koronavirus, ndersa ne Kampanja jane 1127 raste te reja. Në 24 orët janë kryer rreth 163 mijë tampone.