Një 40-vjeçar rezulton i zhdukur prej katër ditësh. Ai është Ermal Ngucaj, nga fshati Lepenicë i Vlorës.

Ajo që e bën më të dyshimtë zhdukjen është fakti se makina e tij është gjetur në fshatin Mavrovë të Vlorës.

Familjarët kanë dyshime se 40-vjeçari është rrëmbyer, ndërkohë që ata kanë denoncuar zhdukjen e tij.