Arrestohet në Itali autori i vrasjes dhe murosjes së shqiptarit 41-vjeçar, Astrit Lamaj.

Karabinierët e Monzas dhe Caltanissettas, pas një veprimtarie gjatë hetimore, kanë arrestuar shtetasin Salvatore Tambe, 45 vjeç.

Mediet italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në janarin e vitit 2013, kur shqiptari u zhduk, ndërsa u gjet më 15 janar 2019 i murosur në një apartament në rinovim e sipër në zonën e Senagos.

Sipas autoriteteve italiane, shkak për hakmarrjen e tmerrshme është bërë akuza për vjedhjen e disa sendeve me vlerë.

Para ndalimit, autori ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, i akuzuar si pjesë e familjes mafioze Riesi, pjesë e “Cosa Nostra”.