Kombëtarja i mbylli dy ndeshjet e tetorit me dy barazime dhe pa gjetur rrugën e rrjetës në asnjë prej tyre.

Në fakt, pritshmëritë ishin të tjera duke parë që përballë ishin kundërshtarë si Kazakistani dhe Lituania, megjithatë duke parë ndryshimet e shumta në listën e trajnerit Edi Reja, atëherë edhe dy barazime pa gola mund të qëndrojnë.

Sakaq, në ndeshjen e djeshme përballë lituanezëve pati sinjale pozitive nga futbollistët që në fushë ishin mjaft aktivë, luftuan, krijuan raste, por shpërdoruan.

Një paraqitje e cila të jep shpresë për të ardhmen, ndërsa edhe portieri Etrit Berisha që në këto dy sfida mbajti shiritin e kapitenit, në rrjetet sociale është shprehur se ditë më të mira do të vijnë dhe se është krenar me grupin e futbollistëve.