Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook për reagimin e qytetarëve sot në rrugë, në ditën e parë të mbajtjes së maskave me detyrim, imponuar dhe nga ligji që parashikon gjoba.

Sipas Ramës, reagimi ka qenë super sot, por për ata që mund të jenë mërzitur për këtë gjë, thotë se “më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra”.

REAGIMI I PLOTË

SUPER REAGIM SOT ME MASKAT EDHE NË RRUGË

RROFSHI, RROFSHI, RROFSHI, JU DUA SHUMË

Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA