Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit, ecila dënoi me burgim të përjetshëm, Eduard Lamajn, i akuzuar për vrasjen e dy biznesmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjegji.
Ekzekutimi i dy biznesmenëve u bë në 30 maj të vitit 2020, në aksin Tiranë-Laç.
Ndërkohë po ashtu u la në fuqi vendimi për Ilir Lika “Xhepaj”, me 33 vite burg. Ata u gjetën fajtor për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.
Ilir Lika “Xhepaj” u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj u ndalua teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.
Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.





