Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë shënuar 10 viktima dhe 793 raste të reja me koronavirus.

Numri i rasteve aktive sot ka arritur në gjithsej 3.562, njoftoi Mbrojtja Civile e Kroacisë.

Midis tyre, 439 pacientë janë në spital, nga të cilët 26 janë në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 22.534 raste nga të cilët 344 kanë vdekur, 18.628 janë shëruar, 431 prej tyre në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

Aktualisht janë 17.805 persona në vetëizolim.

Deri më tani janë testuar 379.379 persona, nga të cilët 6.696 në 24 orët e fundit.