Djali 14-vjeçar i Presidentit të SHBA Donald Trump, Barron, ka rezultuar i prekur me koronavirus. Lajmi është dhënë nga Zonja e Parë e cila ka treguar se djali i saj është infektuar, por ka qenë asimtomatik.
Melania Trump ka thënë se e gjithë familja është frikësuar, por Barron deri tani është mirë dhe nuk ka shfaqur asnjë simptomë.
“Për fat të mirë, ai është një adoleshent i fortë dhe nuk ka shfaqur asnjë simptomë”, shkroi Melania Trump.
Në një reagim tjetër, Zonja e Parë e SHBA-së është shprehur se tashmë djali i saj 14-vjeçar ka mundur COVID-19 dhe në testin e fundit ka rezultuar negativ.
Po ashtu Melania ka treguar dhe përvojën e saj të infektimit duke shkruar se ka pasur simptoma minimale. Edhe ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar ditë më parë se presidenti Trump është shëruar nga koronavirusi.