Një 57-vjeçar eshte proceduar në Devoll pasi dhunoi ish-bashkëshorten e tij.
Kjo e fundit, pas akuzave për dhunë psikologjike nga ish bashkëshorti, është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Provat kanë kaluar në Prokurori, nga ku ka filluar procedimi në gjendje të lirë për 57-vjeçarin K.N.
Njoftimi i Policisë:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 57 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Ziçisht, Devoll, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.