Mbi 30 persona dyshohet se janë helmuar sot me ushqim në një lokal të ushiqmit të shpejtë në Malishevë, disa prej të cilëve janë dërguar për ndihmë mjekësore në QKUK dhe Spitalin e Prizrenit.

Në një njoftim të Komunës së Malishevës thuhet se “mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi, por situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor në Malishevë dhe organeve përgjegjëse komunale e organeve tjera përgjegjëse si AUV dhe policisë”.

Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është në kontroll të plotë.

Organet kompetente po hetojnë rastin në fjalë.