50 kg kokainë, skeda telefoni të huaja, karta identiteti shqiptarësh, ora dore të shtrenjta, monedha floriri, sende luksoze e bizhuteri të shtrejta janë sekuestruar në kufirin Itali- Francë e në pranga janë vënë dy shqiptarë.

Dy shqiptarë  S.I. 37 vjec e G.A. 33 vjec janë arrestuar nga Policia kufitare italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ata janë ndaluar në pikën kufitare të Imperias kur iu nënshtruan një kontrolli rutinë për emigrantë të paligjshëm.

Policia shprehet se ka qenë nervozizmi i njërit prej të ndaluarve që ka ngjallur dyshime duke vijuar me një kontroll më të hollësishëm, duke u shtyrë edhe nga katër kazane me pluhur larës.

Qentë nuhatës Jester dhe Cally ishin ata që sinjalizuan lëndën narkotike e gjetur në 16 pako të mbështjellë me celefon të vendosur në këto fuçi.

Pas kërkimeve të hollësishme në hapësirat e dyerve u gjetën edhe 33 blloqe të tjera kokaine.

Analiza e antidrogës italiane ka konfirmuar se cilësia e kokainës është nga më të pastrat e më shtrenjta në treg, e që do t’i siguronte grupit të narkotrafikantëve për të cilin po transportohej, fitime të mëdha.

Në automjet janë gjetur 10 mijë euro cash të paketuara në karmonedha 20 tëshe dhe sasi të tjera parash.