Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19, Franca ka vendosur të rikthejë gjendjen e emergjencës shëndetësore. Dekreti për shpalljen e emergjencës do të miratohet pas pak orësh nga Këshilli i Ministrave.

Në Paris, gjendja e emergjencës u vendos në pikun e pandemisë, pranverën e kaluar dhe kur ajo skadoi më 9 korrik, nuk u zgjat më tej.

Ky vendim tashmë i jep mundësinë qeverisë të vendosë masa urgjente për të parandaluar përhapjen e pandemisë, duke përfshirë këtu dhe lëvizjen e qytetarëve.