Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan në flagrancë shtetasin V. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Hot, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe vëllait të tij, si dhe gjatë shoqërimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë.

Materiale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.