Italia shënon një rritje të rasteve pozitive me Covid-19, në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore njoftuan 7332 të infektuar dhe 43 viktima.
Me shifrat e sotme, numri total i të infektuarve ka arritur më 372.799. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 36.289.
Në rajonin e Lombardisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 1884 të infektuar të rinj me koronavirus dhe 1031 prej tyre vetëm në Milano e provincën perreth. Në 24 orët janë kryer rreth 153 mijë tampone.