Dy shtetas shqiptarë nga Gjirokastra janë arrestuar mëngjesin e sotëm në aksin Kakavijë- Janinë për trafik të lëndëve narkotike.

Mësohet se ata drejtonin dy kamionë të ndryshëm, njëri prej të cilëve ishte i ngarkuar me 115 kg kanabis, ndërkohë që mjeti shoqërues kontrollonte rrugën.

Kamionët janë ndalur në vendin e quajtur Kranulas, ku dhe është sekuestruar lënda narkotike, e cila u gjet e paketuar në 24 pako të vendosura në 5 çanta.

Po ashtu u gjetën dhe sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe 1500 euro.