Si rezultat i punimeve për rikonstruksion të ambjenteve të brendshme (shërbimi) që po kryen Drejtoria Vendore e Policisë Berat gjatë punimeve, janë konstatuar disa predha dhe granata dore të kalibrit të ndryshëm, ndezësa dhe kapsolla detonatorë.
Predhat janë hedhur ndër vite dhe të paadministruara. Disa nga granatat janë me djegore të vendosur dhe pashpërthyer.
Në pamundësi për evadimin e tyre nga vetë strukturat policore në DVP Berat të cilat mund të bëhen shkak për ngjarje duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe subjektit kontraktues që po kryen punimet, kërkohet ndihma e një grup specialistësh xhenier për vleresim dhe evadimin e tyre.





