Pas apelit në rrjetet sociale, babai i Ilirjan Hasanajt, i akuzuari kryesor për atentatin ndaj drejtorit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, ka përsëritur apelin ndaj djalit të tij: “Dorëzohu”.
“I bëj thirrje djalit tem, publikisht, që një orë e më parë, një minute e më parë, në komisariatin, në drejtorinë më të afërt të Policisë së Shtetit, te polici i rrugës, të bëjë dorëzimin, të dorëzohet.
Unë si prind do ta mbështes, do ta mbaj afër fëmijën tim, pavarësisht fatkeqësisë që më ka ndodh”, apeloi Arben Hasanaj.
Më pas ai pati një lutje edhe për persona të tjerë që mund të kenë kontakte me të birin.
“I lutem me mish e me shpirt, gjithkujt që e njeh, gjithkujt që e afron, miq ose armiq që ishalla nuk kemi, nëse e dikton djalin tim, të më komunikojë. Më bën ndihmë, më bën nder”.
Sa i përket ngjarjes, Hasanaj u shpreh:
“Unë nuk kam dijeni për ngjarjen. Dy ditë para saj fola me djalin, kam pas marrëdhënie të mira, kam fol përditë me të, e kam pas pranë, më ka dëgju. Nuk e imagjinoj që ka ndodh kjo punë”.





