Policia ka dalë me një njoftim lidhur me sherrin e ndodhur në zonën e Shkozës në kryeqytet këtë mbrëmje. Disa persona të paidentifikuar kanë dhunuar me sende të forta një 21 vjeçar me inicialet H.Xh.

Si pasojë i i riu është lënduar dhe është dërguar në spital atje ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 këtë mbrëmje.

Ndërkohë grupi hetimor po sqaron rrethanat e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia saktëson se ‘rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.’