Trupi i pajetë i një 70-vjeçari u gjet një ditë më parë në fshatin Boks në një kanal.
Policia e raportoi dje rastin duke deklaruar se nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mund të jetë vdekje natyrale, ndërsa sot është zbuluar se ishte vrasje.
Musa Bajraktari është vrarë, pasi ishte goditur me sëpatë. Autori i dyshuar, shtetasi Xh.Z është arrestuar nga policia vendore e Shkodrës.
“Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.”-njoftoi dje policia e Shkodrës.