Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një grua është vetëvrarë duke u hedhur nga furgoni me të cilin po udhëtonte.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në afërsi të fshatit Papër.

Furgoni ka qenë në lëvizje dhe ajo ka hapur derën dhe është hedhur në tokë, ku si pasojë e goditjes së pësuar ka humbur dhe jetën.

Nuk dihen ende shkaqet që e çuan gruan në këtë akt.

Në vendngjarje ka shkuar dhe policia dhe punon për zbardhjen e rrethanave.