Një 50-vjeçare ka gjetur vdekjen ditën e sotme në aksin rrugor Peqin-Elbasan pranë fshatit Papër.
Merushe Gjuzi udhëtonte së bashku me një shoqen e saj drejt Elbasanit kur në një moment dyshohet se ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Shoqja e viktimës Merushe Gjuzi me të cilën udhëtonin këtë mëngjes tha se 50-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin.
“Gjithmonë rrinim të ulura në vendin e parë të furgonit, por këtë mëngjes deshi të ulej pas dhe u ul vetëm”, ka thënë shoqja e viktimës.
Kurse shoferi i furgonit u shoqërua në komisariat, pas vdekjes së 55-vjeçares.





