Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës ndaluan një 24-vjeçar, i cili ishte në kërkim pas aksidentit me 2 të plagosur që shkaktoi në shtator në autostradë.

Policia informon se u ndalua shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 27.09.2020, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chryser” ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.