Nga Fast Albania në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Part of”, u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në shtetin e Italisë, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Fatlum Murçaj, 32 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe.
32-vjeçari akuzohet nga autoritet e Italisë si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës”, sipas Kodit Penal të Italisë, ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.





