Shifrat e reja tregojnë se ekonomia e Kinës po rritet më shpejt nga të gjitha ekonomitë e tjera që prej periudhës së pandemisë, teksa merr porositë më të mëdha të biznesit nga rivalët e saj që lëngojnë ende në pandemi.
Eksportet e vendit arritën nivelet më të larta që prej nisjes së pandemisë dhe shifrat e fundit parashikojnë se Pekini mund të arrijë nivelet ekonomike të para-krizës që në fund të ktij viti.
Agjencia Reuters raporton se rekuperimi i shpejtë ekonomik vjen prej mbylljes relativisht të hershme të kufizimeve të udhëtimit dhe tregtisë, që kur partia komuniste kineze shpalli fitoren ndaj epidemisë në prill.
Pekini është akuzuar se dinte më herët për virusin por nuk informoi organizatën Botërore të Shëndetësisë deri në fundin e dhjetorit.
Kjo besohet të ketë ndikuar në aftësinë e pjesës tjetër të botës për të luftuar virusin dhe rrjedhimisht dhe rekuperimin e mëpasshëm ekonomik.
“Kina ka gjasa të jetë vendi i vetëm që do të arrijë nivelet ekonomike të para-krizës në fund të vitit 2020,” tha Sean Taylor, analist investmesh i grupit DWS.
Prodhuesit e makinave dhe fasonët janë kthyer në aktivitetet normal duke ndihmuar në nxitjen e kërkesës për minerale e materiale të tjera industriale.
Importuesit përfitojnë gjithashtu nga rënia e çmimeve të naftës dhe të artikujve të tjerë prej kërkesës së dobët.