Një 43-vjeçar dhe një 38-vjeçare shqiptare janë arrestuar në Komo, Itali, pasi në makinën e tyre u gjenden 5 kilogram heroine. Gjykata e liroi gruan, pasi nuk kishte fakte për të lidhur me trafikun e drogës, raportojnë mediet lokale të vendit fqinjë.

Sipas policisë italiane, një 43-vjeçar dhe një 38-vjeçare, të dy shtetas shqiptarë me banim në Itali, u arrestuan nga rojet kufitare në postën doganore Chiasso Brogeda për trafik droge.

Arrestimi ka ndodhur më 26 shtator, por u zbulua vetëm këtë të martë. Nga kontrolli i makinës së tyre u zbulua mbi 5 kilogramë heroinë e fshehur poshtë sediljeve të pasme.

43-vjeçari do përgjigjet për shkelje të rëndë të ligjit për drogën. Pas hetimeve të nevojshme, 38-vjeçarja u lirua nga burgu sepse nuk kishte prova që e lidhnin me trafikun e heroinës.