Një aksident i rëndë është shënuar në mbrëmje në qytetin e Pogradecit, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, duke lënë dy persona të plagosur.

Siç shikohet edhe nga fotot nga vendngjarja, makinat janë përplasur aq fort sa kanë përfunduar në një grumbull hekurishtesh.

Nuk ka ende informacion në lidhje me gjendjen e personave të plagosur, ndërkohë që aksidentet janë shtuar për shkak të lagështirës në rrugë gjatë ditëve të fundit.