Rreth një muaj më parë, çifti i njohur Katy Perry dhe Orlando Bloom u bënë prindër të një vajze. Së fundmi, Katy ka publikuar disa foto në Instagram, ku dukej super në formë.

Ndër komentet e shumta që ka marrë këngëtarja, shihet edhe komenti ish-gruas së aktorit, Miranda Kerr.

“Je mahnitëse, të dua shumë”, i shkruan modelja.

Dihet publikisht që Katy dhe Miranda kanë një marrëdhënie shumë të mirë mes tyre, pasi ato u panë së bashku në një festë në 2019.

Kujtojmë se, Orlando Bloom ka qënë i martuar më parë me modelen Miranda Kerr dhe së bashku, kanë një djalë 9 vjeçar. Ndërsa Katy, ka pasur një martesë 2 vjeçare me aktorin, Russell Brand.