Dashi

Pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë këtë javë dhe mos kërkoni nga të tjerët atë që nuk e jepni dot vetë. Nëse lidhja juaj me partnerin nuk është aq e fortë sa duhet te bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund ta përkeqësojë edhe më tepër situatën. Ju beqarët do jeni sharmante në maksimum dhe ka shumë gjasa që të mërkurën të ndryshoni edhe statusin. Për financat nuk do ketë aspak probleme. Përveçse do tregoheni te kursyer me shpenzimet, do merrni edhe disa para nga një punë e mbaruar me sukses. Shëndeti nuk do jetë gjatë gjithë kohës i mirë kështu që do duhet here pas here më tepër përkujdes. Çlodhuni dhe ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë mos nisni projekte pa marrë garanci për mbështetje dhe financim.

Demi

Mos kini frikë të guxoni këtë javë dhe t’i shprehni sa më shumë idetë tuaja. Po u treguat edhe më të përgjegjshëm do keni më shumë arritje. Lidhja juaj këtë jave nuk do jetë aspak e qetë. Në disa momente do mendoni sikur partneri është një kundërshtar për ju dhe do e shihni me dyshim. Takimi qe do realizoni ju beqarët do jetë sensacional dhe do ndiheni mirë që herën e parë. Në planin financiar do dini si ta menaxhoni situatën dhe gjendja do mbetet e mirë. Nëse keni ndërmend për investime serioze bëjeni sot pa u menduar gjatë. Shëndeti do jete më i mirë se më parë. Falë mbështetjes së Diellit do jeni edhe më dinamike dhe plot energji. Edhe në punë çdo gjë do shkojë ashtu si kishit menduar. Do jeni realiste dhe kjo do iu ndihmojë më tepër.

Binjakët

Marsi dhe Hëna do ju nxitin të tregoheni më të duruar këtë javë dhe t’iu shkoni gjërave deri në fund. Bëni edhe një bilanc të atyre që keni kaluar. Në tërësi jeta juaj në çift do jetë shumë herë më e mirë se një javë më parë. Do i përkushtoheni më shumë njëri-tjetrit dhe do mendoni herë pas here të përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni disa takime interesante dhe do dini t’i mbani pas vetes personat që do pëlqeni me fjalë dhe gjeste të ngrohta. Në planin financiar përveç fatit që do keni do jeni edhe shumë herë më të matur me shpenzimet. Të gjitha këto do bëjnë që gjendja të përmirësohet. Shëndeti mund të ketë ditët e para disa shqetësime të vogla për shkak të nervozizmit, por pas të martes gjendja do stabilizohet. Në punë do ju bëhen disa propozime interesante që duhet t’i shfrytëzoni.

Gaforrja

Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj jave, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht këtë jave në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe ata që kanë pasur probleme të ndryshe do ndihen shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.

Luani

Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Virgjëresha

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

Peshorja

Këtë javë duhet të përfitoni sa më shumë nga jeta dhe të jeni më largpamës. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Beni atë që do mendoni më të arsyeshme. Edhe ju beqarët do kenë një muaj normal. Nuk do mungojnë takimet, por ata vetë do jenë të pavendosur për të hedhur hapa. Financat do vijnë duke u përmirësuar nga dita në ditë kështu që mos u shqetësoni. Shëndeti do dojë më tepër përkujdes. Mund të keni probleme me hundët dhe me gjëndrën tiroide. Bëni sa më shpejt vizita të specializuara. Në punë nuk duhet të mundoheni t’i dilni vetë për zot një projekti gjigand, por duhet të kërkoni ndihmën e kolegëve.

Akrepi

Kjo javë nuk do jetë perfekte për ju, megjithatë pas datës 16 Hëna do ju ndihmojnë të merrni frymë më lirisht. Do kaloni edhe më shumë kohë më partnerin ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët do mbylleni shpesh në vetvete dhe as që do ju shkojë ndërmend krijimi i një lidhjeje. Fatmirësisht që miqtë dhe familjaret do i keni pranë. Financat duhet t’i menaxhoni me diplomaci dhe kujdes në mënyrë që të mos keni probleme. Shëndeti fatmirësisht do jetë më i mirë se disa kohë më parë dhe nuk do keni as shqetësimin më të vogël. Në punë do dini si të ecni në rrugën e duhur dhe pak nga pak do arrini qëllimin final. Do jeni krenare për veten dhe do merrni shpërblime.

Shigjetari

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje gjithmonë do bëni gjënë e duhur dhe më të mirën për të dyja palët. Ju beqarët do jeni me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Ai do jetë fiks ashtu si ata e kanë ëndërruar gjithmonë. Në planin financiar do i kuptoni gabimet e bëra deri me sot dhe do mundoheni të gjeni një zgjidhje për çdo problem. Shëndeti për fat të keq do ketë probleme të mëdha. Do hani pa fund dhe kjo mund t’iu sjelle probleme edhe me stomakun përveçse do shtoni në peshë. Në punë do lodheni pak, por do kënaqeni kur të arrini atje ku keni dashur.

Bricjapi

Këtë javë duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të keni probleme nervore dhe probleme me stomakun. Ata që janë në një lidhje duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat dhe kanë për të pasur një javë shume te kënaqshme. Beqarëve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për të realizuar takime te veçanta sidomos ditën e mërkurë dhe te shtunë. Mirë është që t’i kushtojnë pak më tepër rëndësi paraqitjes. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit. Gjendja shëndetësore siç e thamë nuk do jetë e mirë. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.

Ujori

Sido që t’iu vijnë gjërat këtë javë mundohuni të thoni fjalën e mirë dhe të tregoheni me optimistë. Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë paksa e tensionuar. Debatet do jenë të mëdha dhe asnjëri prej jush nuk do tolerojë. Tregohuni më të kujdesshëm me ato që do thoni në mënyrë që të mos prishni qëndrueshmërinë. Për ju beqarët zemra do ketë prioritet mbi arsyen. Do shkëlqeni dhe do përjetoni emocione të paimagjinueshme. Për financat do kujdeseni më shumë dhe do pakësoni shpenzimet. Situata paraqitet e mirë. Për sa i përket shëndetit, do ketë edhe momente kur do ndiheni të lodhur, por do rikuperoheni shpejt. Këmbëngulja dhe entuziazmi në punë do admirohen nga të gjithë.

Peshqit

Do jeni të padëgjuar këtë javë dhe duke dashur t’i bëni gjërat sipas mendimit tuaj edhe mund të gaboni. Nën ndikimin mjaft negativ të Plutonit, ju që keni një lidhje do kaloni një periudhë të tensionuar. Mundohuni t’i rregulloni gjërat para se marrëdhënies t’i humbasë shkëlqimi. Komunikoni më shumë me njëri-tjetrin. Gjetja e partnerit ideal do kthehet në një fiksim të vërtetë për ju beqarët. Mundohuni të bëni dallimin midis personave dhe mos u joshni nga pamja e jashtme. Për të mos pasur probleme me buxhetin do iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime që kishit parashikuar. Tregohuni shumë të kujdesshëm. Shëndeti nuk do ketë ndonjë problem të madh, por gjithsesi ju duhet të merrni disa masa. Në punë do jeni shumë kreative dhe do filloni projekte interesante.