Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ai akuzohet se ka mbyllur e dhunuar brenda garazhit të shtëpisë gruan e tij. Media italiane “Today Cronaca” shkruan se ishte gruaja ajo e cila arriti të denoncojë në polici rastin.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Madadaloni në qytetin e Caserta. Mësohet se bashkëshorti e kishte mbyllur italianen brenda garazhit të një vile të pabanuar dhe ushtronte dhunë ndaj saj prej kohësh, madje dhe në prani të djalit të tyre 9-vjeçar.

35-vjeçari u kap prej policisë pasi ishte fshehur në një shtëpi në Caserta. Ai tashmë do të përballet me akuzat për dhunë në familje dhe rrëmbim.