Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Sipas News24, kreu i policisë do të zhvilloj një takim në SPAK. Kujtojmë që edhe më herët në SPAK mbërritën përfaqësues të huaj të ambasadës britanike.

Lëvizjet në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion vijnë pak përpara se GJKKO të rivlerësojë masat e sigurisë për dhëndrin e Sali Berishes dhe ndërtuesit, Fatmir Bektashi.