Për dy shtetas nga Korça, bashkëjetues ka nisur procedimi penal pasi dyshohet se kanë dhunuar fizikisht njëri tjetrin.
Sipas të dhënave, procedimi ka nisur për shtetasen 37 vjeçare me inicialet M.K dhe 42-vjeçarin me iniciale E.L, të dy banues në Korçë.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 37 vjeçe dhe shtetasin E. L., 42 vjeç, banues në Korçë (bashkëjetues), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ll. B., banues në Korçë, pasi në rrugën “Todi Vogli”, Korçë, duke drejtuar një çiklomotor elektrik, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është rrëzuar në rrugë duke marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas e drejtonte motomjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.