Ndërsa pritet që dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi të njihet me masën e rivlerësuar të sigurisë, në banesën e Sali Berishës janë paraqitur përfaqësues të Policisë Gjyqësore.

Kalimtarë të rastit kanë kapur këto imazhe ndërsa përfaqësues të Policisë dalin nga banesa.

Një prej arsyeve të kësaj vizite mund të jetë edhe refuzimi i Berishës për të firmosur njoftimin e GJKKO-së për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij.

Ish-kryeministri ka deklaruar më herët se e konsideron atë vendim të paligjshëm, duke qenë se mban detyrën si deputet i Shqipërisë.

Edhe ditën e sotme, i pyetur nga gazetarët se nëse do të paraqitet në GJKKO, ish-kryeministri u shpreh se Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit.

Kujtojmë se, Malltezi u vu në pranga dy ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, teksa ishte duke pritur bashkëshorten që ti vinte nga një vend i BE.

SPAK e akuzon për veprën penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën, për privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”. Per ish kryeministrin eshte caktuar masa e detyrimit te paraqitjes.