Cristiano Ronaldo ka testuar pozitiv me Covid-19 pas grumbullimit me kombëtaren portugeze.

Ronaldo është vetëizoluar dhe nuk do të marrë pjesë në sfidën Porugali-Suedi.

Federata portugeze raporton se Ronaldo është pa simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky është një lajm i keq për Juventusin, pasi do i mungojë të paktën për 2 javë sulmuesi kryesor. 

Kujtojmë se Ronaldo luajti dy ditë më parë në Francë në barazimin 0-0 teksa nesër do të mungojë në sfidën Portugali-Suedi.