Dy shqiptarë Marsid Senia dhe Mentor Selmani janë dënuar në Angli me 33 vjet burg.
Shkak është bërë një sherr në rrrugë, ku për pasojë mbeti i vrarë një i ri shqiptar. Mbi ta rëndon akuza për vrasje nga pakujdesia. 22-vjeçari ndërroi jetë dy vite më parë pas një sherri mes dy grupi shqiptarësh.
Nga provat e grumbulluara nuk vërtetohet se kush nga autorët shkaktoi plagën me thikë, por të dy besohet se ishin pjesë e grupit që ‘inkurajonte ‘ dhe ‘ndihmuan’ vrasësin.
Marsid Senia u dënua me 13 vite e katër muaj burg, ndërsa Mentor Selmani me 20 vite. Ata do duhet të kryejnë të paktën dy të tretat e dënimit të tyre në paraburgim dhe pas daljes nga burgu do të dëbohen menjëherë nga Britania.





