Një person është arrestuar gjatë mesditës të kësaj të marte nga Policia Kufitare në Muriqan.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Kristjan Makaj, i cili ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ishte i shpallur në kërkim.

29-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër, me 2 vite e 5 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Makaj po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar në Mal të Zi dhe gjatë kontrollit të detajuar të dokumentave ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.