Një aksident ka ndodhur mesidtën e sotme në Elbasan, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe 5 persona.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, ku autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e përplasjes mësohet të jetë lënduar shoferi i automjetit dhe 5 pasagjerët që ndodheshin në autobus.

“Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale”, tha policia.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.