Policia bjelloruse është autorizuar të qëllojë me armë ndaj turmës së protestuesve nëse gjendja agravon. Kjo lëvizje mësohet se po përdoret si përgjigje për të gjithë ata që janë kundër regjimit të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Nga ana tjetër, ministrat e Jashtëm të Europës kanë paralajmëruar që do të lëshojnë sanksione ndaj presidentit Lukashenko.

Protestat kanë vijuar që në muajin gusht, kur Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet që cilësohen si tërësisht të manipuluara.

Qytetarë reaguan ashpër ndaj kësaj ngjarje, duke u derdhur në sheshet kryesore. Përplasjet dhe dhuna kanë qenë të pranishme, por grupet anti-Lukashenko nuk janë dorëzuar deri më tani.