Dy turistë belgë kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë. Ata kanë qenë duke eksploruar kanionin, por kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin.

Dy turistët janë shpëtuar pas rreth 5 orësh kërkime, ndërsa ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

“Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas 5 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjendje të mirë shëndetësore.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni. 

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit”, njofton policia.