Ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit Rajmonda Dashi është arrestuar ditën e sotme.

Mësohet se ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz-Vorë, ku dhe u arrestua në zyrën e saj.

Në zyrat e Kadastrës së Kamëz Vorë kanë zbarkuar forca të policisë dhe prokurorë të SPAK dhe BKH-së.

Më 15 dhjetor të vitit 2021 Rajmonda Dashi dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit.