Gjykata e Vlorës jep burg përjetë per Kasem Pirjasin dhe 35 vjet burg për Hysnie Hoxhallarin, të cilët akuzohen për vrasjen e më pas djegien e bashkëshortit dhe vjehrrës së Hysnies.

Dënimi i tyre do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Ngjarja makabër tronditi Vlorën më 22 janar të vitit 2018, kur Hysnie Hoxhallari në bashkëpunim me të dashurin e saj Kasëm Pirjasi vranë bashkëshortin dhe vjehrrën e Hysnies, Olsi dhe Selkie Hoxhallari.

Shkak i kësaj vrasjeje është bërë lidhja e fshehtë që Hysnija kishte me Kasëmin. Krimi u raportua në polici nga vetë e pandehura Hysnie Hoxhallari e cila pasi ka dhënë dëshminë në policinë e Vlorës është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se ku kush mund ta bënte një gjë të tillë, dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj Olsi Hoxhallari sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal.

Arsyeja e krimit makabër dyshohet se ishte pamundësia e takimit të dy autorëve me njëri-tjetrin, pas ardhjes së bashkëshortit të Hysnijes nga Greqia.

Policia provoi se 32 vjeçarja dhe bashkëshorti i kushërirës së saj ishin bashkëpunëtorë në masakrimin dhe djegien e nënë e bir Selkie e Olsi Hoxhallari në janar të këtij viti.

Kasëm Pirjasi ishte ekzekutori, ndërsa 32-vjeçarja fshehu ngjarjen dhe tentoi të manipulojë provat me zjarrin që pasoi krimin.