Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim mbetur në tentativë ndaj biznesmenit në Dibër, Gëzim Balla është arrestuar, informoi sot policia e Tiranës.

Në rrugën “Mustafa Aranitasi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Feruzan Shehu, 32 vjeç.

“Ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit.

Për Shehun Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.