Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pëprara shkollës së mesme “Kristaq Capo” në Berat. Një mjet autoshkollë është përplasur me një motorr.
Si pasojë e aksidentit,është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që kanë kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i autoshkollës që ka qënë duke qarkulluar me shpejtësi dhe ka kryer një manovës të gabuar.
Policia konfirmon se drejtuesi i autoshkollës ka qënë i dehur në timon dhe është shoqëruar në polici.