Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka treguar të gjitha të rejat rreth COVID-19.
Në një konferencë për mediat, Ghebreyesus iu është përgjigjur pyetjeve nëse ka të dhëna që ata që kanë kaluar COVID-19 të riinfektohen sërish.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të OBSH-së, “Kanë ekzistuar disa shembuj ku njerëzit e infektuar me COVID-19, janë infektuar për herë të dytë”. Ai shtoi se nuk krijohet imunitet afatgjatë nga koronavirusi, ndaj rreziku për një infektim të dytë është prezent.
“Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin zhvillojnë një përgjigje imune brenda javëve të para, por ne nuk e dimë se sa e fortë ose e qëndrueshme është ajo përgjigje imune, ose si ndryshon për njerëz të ndryshëm”, deklaroi Ghebreyesus.
Nga ana tjetër ai ka hedhur poshtë dhe idenë se popullatat mund të imunizohen nëse ekspozohen ndaj viruseve.
“Imuniteti i tufës është një koncept i përdorur për vaksinimin, në të cilin një popullatë mund të mbrohet nga një virus i caktuar nëse arrihet të vaksinohet”, shtoi ai.