Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë mesditën e sotme në fshatin Ferm Çlirim.

Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera.

Tri mjete zjarrfikëse janë duke punuar për fikjen e flakëve, por puna e tyre vështirësohet pasi brenda magazinave ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.