Zi në familjen e Francesco Tottit. Siç raportojnë mediat italiane, ka ndërruar jetë babai i legjendës së Romës, Enzo Totti, 76 vjeç.

Mësohet se babai i futbollistit ndërroi jetë në spitalin “Lazzaro Spallanzani” të Romës për shkak të Covid-19.

Enzo Totti, përveçse i prekur me Covid-19, vuante edhe nga disa pathologji të tjera, ndërsa ishte shtruar në spital pak ditë më parë.

Ndërkohë që nuk ka munguar as mesazhi i Klubit të Romës, që përmes një postimi në Twitter shkruan:

“Mirupafshim Enzo. Përfaqimet tona shkojnë për Fiorellan, Francescon, Riccardon dhe të gjithë familjen Totti”.