Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një 20-vjeçare. Sipas informacioneve, makina tip “Golf” drejtohej nga Gentian Haskurti.

Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.