Këshilltarja Etleva Budini është Drejtoresha e re e Postës Durrës.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak është zyrtarizuar si kreu i filialit të Postës Durrës duke zëvendësuar në këtë detyrë ish-drejtoreshën Floreta Çopa.

Ndërsa kryeministri Rama e ka nisur tashmë fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duket se pakënaqësitë e socialistëve durrsakë po kërkon t’i neutralizojë me vendosjen e durrsakëve në pozicione drejtuese.

Prej kohësh, socialistët e Durrësit ndiheshin të lënë pas dore, pasi në shumë poste drejtuese në rang lokal apo rajonal ishin emëruar apo komanduar drejtorë nga Tirana.

Dita e parë e kësaj jave ka qenë mjaft e ngarkuar në Durrës me emërime drejtorësh të rinj. Krahas filialit të Postës, drejtor i ri është vendosur edhe tek Kadastra Durrës. Vendin e Artur Çobanit e ka zënë Rezart Elmazi.